description

?Nokia? dhe ?Skype?,biseda falas nga celulari?

Publikuar: E premte 19 Mars 2010, 1:16 7 Komente

Me më tepër se 580 milionë anëtarë në të gjithë botën kompania telefonike e internetit “Skype” nënshkroi marrëveshjen e parë shumë të rëndësishme me “Nokia”-n në fushën e aparateve celularë.

“Skype” mund të hapet në celularët e mençur (smartphone) “Nokia”, të cilët punojnë me sistemin “Symbian”. “Skype” ka nxjerrë një version të veçantë për “Symbian”.

Programi “Skype for Symbian” mund të merret falas nga platforma e aplikimeve të celularëve “Nokia”, “Ovi Store”. “Skype for Symbian” si një paraqitje e fundit e sistemit menaxhues “Symbian” mund të merret nga të gjithë ato që përdorin celularë Nokia.

Telefonat “Nokia” të modeleve WiFi ose GPRS, EDGE dhe 3G të cilët mundësojnë lidhjen me internetin në bazë të statistikave të celularëve mund të lidhen me “Skype”.

Me anë të celularëve celularë Nokia që kanë shtuar aksesorët e “Skype” mund të flisni pa pagesë dhe pa limit ‘skype me skype ‘ me të gjithë përdoruesit e “Skype”-s në të gjithë botën.

Drejtuesi i “Skype”-it, Ras Sho theksoi se në të ardhmen synojnë të bëjnë aplikime të ngjashme edhe në celularët “Blacberry” dhe në aparatet që kanë sistemin Android të zhvilluar nga “Google”.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • onia 17.06.2010 - 13:12

    po me pelqejka kjo nokia urime urime eeeeeeeeeeeeeeeee

  • SPAJDI 04.05.2010 - 14:28

    jo vetem ata qe kane telkefon mobil, por edhe te gjithe shfrytezuesit e qdo PC apo MAC paisje qe kane internet kyqje, bisede falas, afro 1 dekade (10 vjet) mundesi e bisedes se tille. P.S. MSN, nuk i ofrohet as ne qerek pernga kualiteti i zerit apo videos.

  • hilmia finlande 04.05.2010 - 10:28

    une pere momentine jome duke folure ne menyre te tille ma afere kosovese me skype tung tung

  • bujar shurdhani 26.04.2010 - 10:13

    sen i mir te koka po deshka ta shfrytzuar kaloni qaste gjilan

  • bekim gashi 25.04.2010 - 12:26

    une gjindem ne londer dhe tashe e 4 vite po e perdori skype ne mobil phone skypephone nga operatori i 3g ne uk lidhja eshte shume e mire dhe pa pengesa

  • agim bytyqi 24.04.2010 - 17:18

    une tash 3 vjet e perdori skype ne cellular jam ne itali po ndoshta tash e dhe ne kossov mujna me bo me fol me skype me operator te ipko

  • Muhameti 23.04.2010 - 13:41

    Une veq kam filkuar ta zbatoj nje metode te tille. Nga iphone ne sykpe por vetem me WiFi. Ndersa nese behet me EDGE ose me internet ateher kjo asht kulmi revulocinal i komunikimit Gratis. Urime

arkivi i lajmeve