‘Notebooku’ i bërë nga bambuja
Kompania “ASUS” ka vendosur që bambunë ta përdorë në një gamë të gjerë të prodhimeve të saj. Disa seri të laptopëve të këtij prodhuesi përmbajnë edhe dru të bambusë. Bile, është lansuar edhe një seri e veçantë “U”, me sufiksin “Bamboo Collection”, ku modeli më i dalluar është “U53J”.
“ASUS U53J” bazohet në platformën “Intel Arrandale”, respektivisht në kombinimin e çipit “HM55” dhe të procesorit “Core i7 620M”. Vetë procesori punon në taktin prej 2,66 GHz dhe ka memorie 4 MB “Smart Cache”. Përkrahë teknologjinë “Turbo” në rastet kur aplikacioni nuk njeh disa bërthama, duke mos shfrytëzuar tërë potencialin e procesorit. Në raste të tilla, frekuenca rritet deri në 3,33 GHz, gjë që në përkthim dmth se nuk ekziston ndonjë aplikacion të cilin ky laptop nuk mund ta vejë në lëvizje.
Përndryshe, procesori bëhet në procesin prodhues prej 32-nanometrave, gjë që ndikon që ai të harxhojë shumë pak, për çka edhe është zgjedhur për këtë model. Harxhimet e deklaruara janë prej vetëm 35 W, me ç’rast shfrytëzohet memoria 4 GB DDR3. “ASUS U53J” përdorë teknologjinë “NVIDIA Optimus”, e cila u mundëson shfrytëzuesve që të përcaktohen se a duan një grafikë më diskrete, apo të integruar.
Anët pozitive të këtij laptopi janë: dizajni modern, përdorimi i materialeve ekologjike, performancat e shkëlqyeshme.
Kurse, sa u përket anëve negative, mund ta përmendim çmimin e lartë dhe tastierën paksa tepër të fortë.
Komente
- Programet më të mira falas që gjenden në internet
- Vera, e dëmshme për celularë
- Dy laptopë të rinj nga “Fujitsu”
- ‘Notebooku’ i bërë nga bambuja
- ‘Toshiba’ ka paraqitur një laptop me ekran të dyfishtë
- Interfejsi ‘HTC Sense’
- ‘Microsoft’ përcakton çmimin e ‘Kinect’-it
- “Apple” ka lansuar “iPhone 4”
- Toshiba L300-2C6 notebook
- Mikroçipi për jetë të gjatë
- “Samsung S3650 Corby”, më shumë se vetëm celular
- “Google” paralajmëron sistem të ri operativ
- ‘Nokia 6303 Classic’
- Pajisjet e “mençura” mbingarkojnë rrjetin
- Një shqiptar sfidon “Google”-n
- Sony Ericsson Satio
- Fotoaparatet më të lehta kompakte
- Risitë nga ‘BlackBerry’
- Kompjuteri “Sony Ericsson Aino”
- “Compaq 615” – laptop pune





ad_d.jpg)


Sa mundet me kushtu athu?