description

"Olympus E-M5"

Publikuar: E hëne 13 Shkurt 2012, 23:27 0 Komente

"Olympus E-M5" bashkon tërë përvojën dhe ekspertizën inxhinierike të fituar më parë në përpunimin e standardit "Micro Four Thirds" dhe e freskon atë me risi dhe karakteristika të avancuara. Gurin e çmuar në kurorë të 'E-M5' e përfaqëson sistemi i tij gjenial i kërkimit elektronik. Për dallim nga ai optik, ky kërkues i mundëson shfrytëzuesit që ta kornizojë fotografinë dhe menjëherë të shprehë kreativitetin duke i shtuar ose hequr sasi të dritës, hijes, balancimit të së bardhës, ose rritjen para se të gjitha këto të regjistrohen në memorie. Kualitetin e jashtëzakonshëm të fotografisë 'E-M5'për një masë të madhe ia ka borxh sensorit të ri 'MOS' prej 16 megapikselësh, potencialet e të cilit deri në fund i shfrytëzon procesori i fuqishëm 'TruePic VI' për përpunim të fotografisë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve