description

Pajisjet e ?mençura? mbingarkojnë rrjetin

Publikuar: E premte 28 Maj 2010, 8:58 0 Komente

Laptopët dhe të ashtuquajturit “smartphone”, të pasuruar me përmbajtje shtesë, siç është edhe sistemi operativ “Windows Mobile” dhe multimediat, kanë shkaktuar rritje të madhe të transferimit mobil të të dhënave, që shkakton ngarkim të madh të rrjeteve në tërë botën. Për të dërguar sasinë e njëjtë të të dhënave, “smartphone” shkakton ngarkim tetë herë më të madh të rrjetit se sa kompjuterët me kartela për transferim të të dhënave,tregon studimi i korporatës “Airvana” “Përdoruesit janë vazhdimisht të lidhur, sikur të bëhej fjalë për një shoqërim joformal”, tha nënkryetari i drejtorisë së kompanisë “Airvana”, Dejvid Novicki. Madje 80% e komunikacionit të informatave bie mbi 10% të shfrytëzuesve të qasjes mobile në internet, në mesin e të cilave më të popullarizuarat janë aktivitetet e video lojërave dhe shkarkimi i paautorizuar i filmave dhe këngëve. Situata e tillë detyron operuesit mobilë në tërë botën që të investojnë mjaft në rrjete për të evituar kongjestionet dhe këputjet, gjë që prapë kërcënon fitimin afatgjatë të tyre. Shumë prej tyre me qëllim ngadalësojnë komunikacionin në rrjete për përdorues individualë, e një prej zgjidhjeve është edhe edukimi i përdoruesve në mënyrë që të kuptojnë se qasja mobile në internet është alternativa e dytë e assesi e para. “Nëse nuk do të kemi sukses me këtë porosi, do të na duhet që të harxhojmë aq shumë të holla në rritjen e kapacitetit të rrjetit sa që më nuk do të mundemi të ia dalim mbanë”, theksojnë krerët e të gjithë operatorëve mobilë. Përkundër rritjes së madhe të komunikacionit, të ardhurat nga shërbimet e reja nuk përmbushin pritjet për shkak të presionit të bërë nga çmimet. Konkurrenca është aq e madhe sa që shumica e operatorëve thjesht nuk munden t’i rrisin çmimet. Dhe ajo që aspak nuk është duke i shkuar për dore situatës së tanishme në lidhje me internetin mobil janë parashikimet se numri i prodhimit të telefonave mobilë të gjeneratës së re “smartphone” do të rritet prej 200 milionëve të këtij viti në 450 milionë në vitin 2013.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve