Risitë nga ?BlackBerry?
Gjatë mbledhjes “Wireless Enterprise Symposium”, kompania “Research In Motion” (RIM) ka paralajmëruar dy modele të reja dhe një sistem të ri operativ për celularët e saj nga familja “BlackBerry”. Deri tani nuk dihen shumë detaje rreth sistemit të ri operativ i cili ka marrë emrin “BlackBerry OS 6.0”, por theksohet përkrahja më e mirë për ekranet e ndjeshme në prekje dhe për “internet browser”-in e ri. Përfaqësuesit e kompanisë “RIM” kanë theksuar edhe se do të mundësojnë kompensimin e shfrytëzuesve të pajisjeve aktuale për të kaluar në sistemin e ri operativ, i cili do të duhej të dalë në treg gjatë çerekut të dytë të vitit 2010.
“RIM” ka paraqitur edhe dy pajisje të reja “BlackBerry” të cilat në të vërtetë janë vetëm përmirësime të vogla të modeleve ekzistuese. “BlackBerry Bold 9650” në fakt është “BlackBerry Tour” me shtesën e kyçjes për “Wi-Fi” dhe me ‘trackpad’ optik në vend të rrumbullakut. Karakteristikat tjera janë të njëjta sikur te modeli “Tour”, duke përfshirë edhe kyçjen për frekuencat 3G, ekranin 2,44 inçësh ‘HVGA’, flash memorien prej 512 MB, kamerën me 3,2 megapikselë dhe hyrjen 3,5 milimetërshe për dëgjuese.
Modeli tjetër i ri është “BlackBerry Pearl 3G”, i cili vjen në dy konfiguracione, 9100 dhe 9105. Duke vazhduar linjën popullore ‘Pearl’, modelet e reja janë deri tani pajisjet më të vogla nga familja “BlackBerry”, me dimensione 108 x 50 x 13,3 mm, kurse dallimi më i rëndësishëm midis dy modeleve është fakti që ‘9105’ ka tastierë me 14 taste, derisa te modeli ‘9100’ është inkorporuar tastiera me 20 taste. Si edhe te modelet e tjera të ‘BlackBerry’-t, ‘trackpad’-i optik ka zëvendësuar rrumbullakun, e në krye të pajisjes janë tastet multimediale. Si sistem operativ përdoret “BlackBerry OS 5.0”, ku është përfshirë edhe kyçja për “Wi-Fi” (802.11 b/g/n), “Bluetooth” dhe “GPS”.
Të mërkurën “Apple” ka bërë të ditura datat e “Worldwide Developers Conference” (WWDC), ku pritet që kompania ta prezantojë “iPhone”-in e ri. Duke filluar më 7 qershor e deri më 11 qershor në “Moscone West” të San Franciskos, konferenca pesëditore përfshin seanca për zhvilluesit e softuerëve të cilët do të njihen me “iPhone OS 4” dhe “ Mac OS X”(edhe pse ueb faqja Gizmodo mund ta ketë prishur befasinë) . Në evenimentet e mëhershme të “WWDC”, “Apple” kishte njoftuar mbi produktet e reja gjatë prezantimit kryesor i cili edhe shënon fillimin e konferencës. “Apple” ka prezantuar “iPhon”-ët e ri gjatë dy konferencave të “WWDC”, në atë të vitit 2008 dhe atë të vitit 2009, kështu që presim prezantimin gjeneratës së katërt të “iPhone”-it. Meqenëse konferenca fokusohet në softuerë, ne gjithashtu mund të presim më shumë hollësi në lidhje me sistemin e ardhshëm operues të “iPhone”-it, “iPhone” OS 4”, i cili ishte shqyrtuar paraprakisht në fillim të muajit prill. Ndërkohë, komuniteti teknologjik është ende duke e pritur me një përzierje të eksitimit dhe hidhërimit për shkak të publikimit të një prototipi të humbur të një “iPhone”-i nga ana e “Gizmodo”-së, për të cilin shumë njerëz mendojnë se është versioni gati përfundimtar i gjeneratë së katërt të “iPhone”-it. Inxhinieri i “Apple” Grej Pauell siç është raportuar e kishte harruar prototipin në një bar, një person e kishte gjetur atë dhe më pas ia kishte shitur pajisjen “Gizmodo”-së. Kjo ueb faqe publikoi fotografi dhe video të kësaj pajisjeje dhe më vonë ia ktheu atë kompanisë “Apple”. Prej atëherë policia ka filluar hetimet mbi rastin e prototipit të humbur, që përfshiu edhe bastisjen e shtëpisë së redaktorit të “Gizmodo”-së Xhejson Çen dhe konfiskimit të të pajisjeve të tij elektronike – një aksion ligjshmëria e të cilit është duke u diskutuar. Ueb faqja Wired.com lajmëroi të martën se policia ka identifikuar gjetësin e prototipit, por emri i tij ende nuk është bërë i njohur për publikun.
- "Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA
- "Nokia Lumia 900" ka fituar çmimin "Më i miri i CES 2012"
- A ju pëlqen 'Timeline'?
- Shtëpia piktoreske me detaje sharmante rurale
- Paraqitet televizori plazma, 386 centimetra
- Bing tani i dyti, kalon "Yahoo"
- Tapetat e plastifikuara
- 'Sony Walkman B170'
- Versioni i ri i 'Apple iTunes 10.5.3'
- Aplikacione të reja për "Facebook"
- "Asus Transformer Prime"
- 'IK Multimedia iRig PRE'
- Tregu i lojërave "cloud", me rritjen më të shpejtë
- Paraqitja e "iPad 3" në fillim të shkurtit
- Katër këshilla për banjë ekologjike
- Ekrani transparent i 'Samsung'-ut prej 46 ''
- 'Windows 7' e kapërcen versionin 'XP'
- Këndi i foshnjave - shtrati
- 'LG' zyrtarisht prezantoi 'Optimus Pad LTE'-in e ri
- Tastiera e re për 'Mac'



ad_d.jpg)


Komente