description

?Samsung S3650 Corby?, më shumë se vetëm celular

Publikuar: E enjte 10 Qershor 2010, 22:37 0 Komente

“Samsung S3650 Corby” është njëri ndër ata celularë që meritojnë çdo lëvdatë. Bëhet fjalë për një celular i cili është shumë mirë i bërë në të gjitha segmentet, duke pasur parasysh dëshirat dhe nevojat e shfrytëzuesve të veçantë. Atyre, respektivisht prindërve të tyre, të cilët duhet të paguajnë, më së shumti u intereson çmimi, prandaj që në fillim vlen të thuhet se “Samsung S3650 Corby” nuk është i shtrenjtë, sidomos kur të kihen parasysh vetitë dhe aftësitë e tij.

Celulari është i lehtë, rri mirë në dorë dhe, ajo që ka më shumë rëndësi për gjeneratat e reja, vjen me maska mirë të dizajnuara. Krahas tasteve standarde për rregullimin e zërit dhe lëvizjes së kamerës, anash celularit gjendet edhe kyçja për mbushje të baterisë, kyçja për kompjuter dhe dëgjuese. Aty gjendet edhe tasti i rëndësishëm “Hold”, për kyçjen e ekranit. Vendi për kartelat ‘microSD’ gjendet nën bateri, por me gjasë shumica e shfrytëzuesve nuk do ta nxjerrin më kartelën shtesë të memories, pasi që memoria origjinale e pajisjes është tepër e vogël. Ekrani i ndjeshëm në prekje nuk është i kualitetit më të lartë të mundshëm, sidomos në aspekt të këndit të shikimit dhe shikueshmërisë në diell, por marrë në përgjithësi, ka kualitet solid dhe reagim të denjë.

Shfrytëzuesve të rinj sidomos do t’u pëlqejë mundësia e madhe e personalizimit të celularit me ‘fonte’ dhe me foto të ndryshme. Mosekzistimi i tastierës ‘QWERTY’ paksa e ngadalëson shkrimin e tekstit, por një celulari të këtij lloji kjo nuk mund t’i shihet për të madhe.

Ky celular, meqë i dedikohet një publiku të ri, është i mrekullueshëm sidomos në integrimin me rrjetet sociale në internet. Me anë të ‘widget’-ave shumë të thjeshtë për “MySpace”, “Facebook” dhe “Twitter” mund ta freskoni statusin tuaj, porositë “pop-up” ju informojnë për aktivitetet e miqve tuaj në rrjet, e ekziston edhe opsioni për “upload”-imin e fotove dhe video përmbajtjeve në “Facebook”, “Flickr”, “YouTube” etj.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve