description

Shqetësimi mbi programet e rrejshme antivirus

Publikuar: E premte 19 Mars 2010, 1:10 0 Komente

Kompania “McAfee” ka përdorur programin e saj për lajmërime pa pagesë përmes postës elektronike për t’ua tërhequr vërejtjen përdoruesve në lidhje me rrezikun nga antivirus softueri i rrejshëm. Autorët e maluerëve janë duke përdorur shumë dritaret “pop-up” të cilat janë të ngjashme me lajmërimet zyrtare të kompanive të njohura me të cilat do të mund t’i futnin në kurth përdoruesit e pakujdesshëm. Reklamat të cilat i ftojnë përdoruesit që ta skanojnë kompjuterin e tyre shumë shpesh sjellin programe malicioze të dizajnuara për vjedhjen e të dhënave personale dhe informatave mbi kartelat e kredive. “McAfee” thekson se përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm në qasjen e tyre ndaj reklamave dhe ofertave në internet dhe se duhet besuar vetëm atyre të cilat vijnë nga burime të testuar mirë, duke marrë parasysh faktin se numri i softuerëve të rrejshëm të sigurisë është katërfishuar gjatë vitit të fundit. Vlerësohet se kompania “Inovative Marketing” brenda një viti ka fituar 180 milionë dollarë me këtë lloj mashtrimi dhe se më shumë se 4 milionë përdorues kanë blerë softuer të rrejshëm të sigurisë. Momentalisht ky problem është në rritje të madhe, derisa kriminelët e internetit janë bërë shumë të sofistikuar në këtë punë fitimprurëse.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve