description

Sofat të cilat do ta bënin secilën shtëpi të duket e veçantë

Publikuar: E mërkure 15 Shkurt 2012, 15:17 0 Komente

Epiqendër e një lloji të saj në jetën shtëpiake pa dyshim është sofa. Nga pjesa e preferuar e mobilive tradicionalisht pritet rehati e lartë dhe estetikë, ndërsa jo rrallë konsiderohet edhe si simbol i statusit. Sfidë e përkryer për disenjatorët... Ndërsa ata tashmë për dekada të tëra kanë shprehur vizione të pazakonshme të tyre! Disa prej tyre janë bërë ikona të dizajnit modern, sikur "ëmbëlsira" 'Marshmallow' të cilën në vitet 1950 e kanë shpikur Xhorxh Nelson dhe Irving Harper. Yll i madh gjatë viteve 1970 ka qenë (dhe ka mbetur) 'Bocca' në formë të buzëve të lyera me ngjyrë të kuqe. Për këtë pop-art sofë të 'Studio 56', inspirim thuhet të ketë qenë Merilin Monro. Në pop-artin e shekullit XXI theksohet sofa 'Pop' e 'Cartell' e punuar nga polikarbonati transparent, si dhe 'Cipria' prej gëzofi nga vëllezërit brazilianë Kampanja. Iluzione të shkëlqyeshme 3D krijojnë 'Canape Cactus' e disenjatorit Muricio Galante dhe sofa 'rrokaqiell' 'Noturna a New York', vepër e Gaetano Peskut. Në 'ndërtimtari' është provuar edhe 'KiBiSi' danez me sofën 'Brick' (tulla), ndërsa dukje të veçantë produktit skandinav i jep Karim Rashid me sofën 'Orgy'.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve