description

Sony Ericsson Satio

Publikuar: E premte 28 Maj 2010, 8:55 0 Komente

Që nga koha kur ‘Sony Ericsson’ ka shfaqur modelin e tij ‘Idou’ në ‘Mobile World Congress’, në shkurt të vitit 2009, shumëçka ka ndodhur, përfshirë këtu edhe strategjinë e re të marketingut me të cilën telefoni ‘Cyber-shot’ dhe ‘Walkman’, janë larguar nga modelet në ndërrim për ‘Entertainment Unlimited’, dhe emërimit të tij me emrin ‘Satio’. Nëse emrat ‘Satio’ dhe ‘Idou’ tingëllojnë çuditshëm, mund t’i quani edhe me numrin e modelit - U1. Po ashtu në muajin shkurt kanë lajmëruar që së bashku me pajisjen e re do të vijë edhe i prituri shumë gjatë Symbian- sistemi operativ. Për fat të keq, shumë shpejt ishte bërë e qartë se do të kenë versionin si edhe prodhimet tjera që posedojnë ‘Series 60 5th Edition’. Për fat të mirë, ‘Sony Ericsson’ ka bërë të njëjtin hap sikurse ‘HTC’ në pajisjet e tij ‘WinMo’, duke shtuar edhe ‘temën’ e saj. Në mënyrë ironike UIQ e Sonit, në shumëçka ishte sistem më i mirë në krahasim me modelin S60, të paktën për ‘touchscreen’. Tastiera është shumë e lehtë për ta përdorur, por nëse dëshironi që të jeni të saktë, duhet të përdorni lapsin. Nëse shpesh shkruani porosi, ka një aplikim alternativ, që tregon sikurse jeni duke biseduar me dikë si dhe tjetra e cila në ekran tregon porositë e ardhura. Është dëm që këtë mundësi nuk e ka edhe aplikimi standard. Ky telefon është shumë i shpejtë, sidomos kur të mësoheni të shtypni ekranin, në vend se vetëm ta prekni atë. GPS po ashtu punon shumë shpejt. Sa i përket aspektit multimedial, këtu është shumë më i përsosur, në krahasim me pajisjet S60, duke ju falënderuar XMB (Cross Media Bar) softuerit të Sonit. Edhe kamera është mjaft e sofistikuar, me një ekran prej 3,5-inç, mund të merrni fotografi edhe në modelin 4:3 ose në modelin 16:9. Së bashku me telefon vjen edhe një kartelë e përbërë nga 8 GB, ndërsa secila fotografi do të jetë e “rëndë” rreth 2 deri në 2,2 MB. Kjo është shumë e lehtë për t’u mbushur. Po ashtu mund të incizoni në VGA (640x480), ndërsa më pas këto foto mund t’i shihni në ekran dhe do të bindeni se sa të shkëlqyeshme janë. Me siguri se do të ishit shumë të lumtur nëse ky telefon do të posedonte Android, si dhe një bateri më të fortë, që do të thotë se pas një dite me aktivitete rreth tij, do duhet ta karikoni. Telefoni ‘Sony Ericsson Satio’ mbi të gjitha është një telefon shumë i mirë me një kamerë të shkëlqyeshme. Ky telefon pritet që të gjejë përqafimin tek shumë adhurues, por pritet që ndoshta t’i vërejmë edhe mangësitë e tij. Secili mund të japë mendimin e tij, mirëpo në këtë telefon është punuar me përkushtim, ndërsa është shumë e besueshme se ky telefon do të zgjojë kureshtjen e shumë atyre që duan ta kenë një telefon të mirë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve