description

'Sony Walkman B170'

Publikuar: E mërkure 25 Janar 2012, 22:02 0 Komente

Kompania 'Sony' ka prezantuar 'Walkman MP3' plejerët e rinj në kuadër të serisë së saj 'B170'. Në dispozicion në variantet 2 GB dhe 4GB. Këto pajisje të reja i karakterizon pesha e vogël prej gjithsej 28 gramësh. Me gjithë peshën e vogël, pajisjet e reja sigurojnë shumë gjëra, në mesin e të cilave edhe kënaqësinë e 18 orëve me muzikë me bateri të plotë. Nëse jeni duke u ngutur, baterinë mund ta mbushni vetëm tre minuta dhe më pas të jeni në gjendje të dëgjoni muzikë për 90 minuta të tërë. Është siguruar edhe rregulluesi i zërit, incizuesi i zërit dhe porti USB, si dhe 'Bass Boost' opsioni, i cili e rrit basin. Pajisjet e reja në treg do të dalin muajin e ardhshëm.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve