Stili belg - elegancë, thjeshtësi dhe rehati
Përdoret shumë druri dhe atë në formë sa më natyrale - si dyshemeja e drunjtë, mobilie, mbulesë e murit ose e tavanit. Ngjyrat janë të buta, neutrale, qetësuese, siç është ngjyra e kafesë, e kombinuar me nuanca të saj të hirit dhe të ngjyrës së bardhë. Kujdes i madh u kushtohet edhe teksturave, të cilat ofrojnë thellësi dhe interes, në të cilën janë të rëndësishme pëlhurat natyrale, liri në veçanti. Ngjyrat përdoren për krijimin e atmosferës dhe nuk tërheqin vëmendjen në elemente të caktuara. Hapësirat janë të pajisura me një numër të vogël të mobilieve, ndërsa ato kanë linja të pastra dhe të thjeshta pa shumë zbukurime. Të shpeshta janë kombinimet e së resë me të vjetrën, elementet rurale dhe antike, tavolinat ose bankat nga druri dhe mobiliet moderne. Te mobiliet me tapiceri theksohet rehatia, sofat janë të mëdha, të buta, shpesh me plot jastëkë. Natyra është shumë e pranishme edhe nëpërmjet detajeve, si shportat e thurura, drunjtë afër kaminës dhe enët e drunjta. Ndonjë pjesë e vjetër ose antike e mobilieve me prarim flet për bukurinë e cila mund të gjendet në papërsosuri dhe në tregimin që bart historia e ndonjë artikulli. Njëjtë janë të mirëseardhur edhe artikujt të cilët përdoren përsëri, të cilëve u është dhënë një qëllim tjetër, dyert mund të përdoren si tavolina ose të vendosen në krye të shtratit. Kështu fitohet përshtypja se enterieri është rregulluar shumë vite më parë, gjë që e bën atë të përjetshëm.
- Stiv Xhobs ka punuar në dizajnin e 'iPhone'-it të ardhshëm
- 'Unreal Engine 4' sjell lojëra më të shpejta
- 'Twitter' ofron sugjerime
- 'Blizzard' kërkon falje për 'Diablo III'
- 'iPad mini' në gjysmën e dytë të vitit 2012
- 'FrostWire 5.3.6'
- Monitori "Ultra-Slim 24" VX2460h LED"
- Rifreskimi i "Mario Kart 7"
- Çfarë do të thotë për shfrytëzuesit nxjerrja e "Facebook"-ut në shitje?
- Si t’i përshtatni mobiliet e errëta dhe ngjyrat e theksuara
- 'Android' për prodhues të pajisjeve mobile
- Pika e dobët në 'Diablo III'
- Ekrane 'Retina' në kompjuterët 'MacBook Air'
- Ide për rregullim modern të kuzhinës
- 'Apple' duhet të përballet me kërcënimet
- Platforma 'Intel IVB vPro'
- Seria e monitorëve 'Acer G6'
- Komodina për dhomë të fjetjes
- E verdha si frymëzim për enterierin e shtëpisë suaj
- Kompjuteri i ri i 'Lenovo'-s me trashësi të topit të golfit




ad_d.jpg)

Komente