description

Tastiera e re për 'Mac'

Publikuar: E premte 20 Janar 2012, 22:22 0 Komente

'Das Keyboard' ka prezantuar versionin e ri të tastierës së instaluar 'Model S', e cila është e dizajnuar për t'u pëlqyer adhuruesve të firmës 'Mac'. Tastiera e re 'Das Keyboard Model S Professional' për 'Mac' mund të porositet përmes internetit ndërsa në treg do të dalë në muajin prill. Tastiera e re do të shitet për 133 dollarë. Daniel Gerner, krijuesi i tastierës dhe drejtor ekzekutiv i 'Metadot Corporation' thotë se si adhuruesit e 'Mac'-ut me siguri që do të vlerësojnë kualitetin e lartë dhe dizajnin e shkëlqyeshëm të tastierës 'Model S', si dhe faktin që siguron karakteristikat dhe funksionet e pritura.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve