description

Televizorët 3 D së shpejti në tregun amerikan

Publikuar: E premte 12 Mars 2010, 21:11 6 Komente

New York, 1 mars - Tregu amerikan i elektronikes po përgatitet për një risi absolute, televizorët në formatin 3 dimensional.

Pak javë pas suksesit të filmit “Avatar” që magjepsi botën, faqja Amazon.com ka theksuar se pret porosi për televizorët Samsung, në gjendje të prodhojnë imazhe 3 dimensionale që mund të shihen vetëm me syze të posaçme. Në mes të muajit mars, rrjeti i dyqaneve Best Buy do të nxjerrë në shitje ekzemplarët që do të kushtojnë rreth 20 % më shumë se televizorët normalë.

Modeli Samsung 46 polesh do të kushtojë 2600 dollarë, ndërsa ai 55 polesh, 3300 dollarë. Problemi i vetëm është varfëria e filmave 3D. DVD-të e para me këtë format do të dalin vetëm gjatë muajve të verës.

Nga ana tjetër edhe kanalet televizive nuk janë të përgatitur për këtë teknologji. DirecTV, Espn dhe Discovery Channel nuk dinë të japin një datë të saktë. Ekranet e parë 3D u zbuluan nga publiku në Consumer Eletronics Show të Las Vegas që u zhvillua muajin e shkuar.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • Ardaça 09.05.2010 - 1:08

    Ne Norvegji ka afro 6 muaj qe jane ne shitje TV-3D.

  • ADEM 28.04.2010 - 10:23

    ne france jane ne shutje Tv 3D samsung ne shitoret e SATURNIT

  • Muhamet 23.04.2010 - 13:46

    Me pas dit se kisha ble tv LED samsung blue ray. Kisha prit edhe pak. Po me nis e prit kur dalin mat tmirt njeri rrin pa ble.

  • burim 22.04.2010 - 3:31

    ju pershendes

  • buli 22.04.2010 - 3:30

    buli nga amerika ju pershendes jeni shum te mir

  • Dritoni 22.04.2010 - 0:41

    hajde ishalla edhe ne europe sa ma shpejt

arkivi i lajmeve