?Toshiba? ka paraqitur një laptop me ekran të dyfishtë
Toshiba ka lansuar një kompjuter të llojit “mini-notebook” i cili mund të përdoret si një lexues elektronik për libra, ndërsa i shtohet si rival edhe tabletit të njohur të kompanisë “Apple”, “iPad” dhe atij të “Amazon”-it, “Kindle”.
Kompjuteri minimal me tastierë softuerike i cili edhe mund të rrotullohet në 90 shkallë dhe të luajë rolin e një lexuesi elektronik për libra, do të fillojë të shitet në fund të muajit gusht në Japoni, ndërsa pak më vonë në Evropë, SHBA dhe tregjet tjera ndërkombëtare.
Modeli “Libretto W100” ka shënuar edhe një çerek shekulli për fillimin e punës së kompanisë, e cila për herë të parë më 1985 e ka prodhuar laptopin e saj të parë. Nuk pritet që Toshiba të arrijë ta arrijë tregun me modelin e saj Libretto W100, pasi që kompania ende nuk ka arritur marrëveshje me ofruesit e rëndësishëm të përmbajtjes për pajisjen. Me madhësi prej 17,8 centimetrash, “Libretto W100” mund të futet në xhep, si dhe mund të përdoret për krijim dhe për shfrytëzim të përmbajtjeve.
“Libretto W100” mund të mbahet vertikalisht, si libër, por edhe horizontalisht, për leximin e dokumenteve në ekranin e epërm, derisa ekrani i poshtëm shërben për mbajtjen e shënimeve dhe ideve. Ekrani i poshtëm mund ta tregojë edhe tastierën virtuale, gjë që kësaj pajisjeje i mundëson që të funksionojë edhe si laptop klasik. Thënë shkurt, bëhet fjalë për një pajisje të thjeshtë, të vogël, por shumë funksionale.
- Dhoma fëmijësh me stil
- A do të paguanit për 'Facebook'?
- 'Asus Zenbook'
- ‘Google’ refuzon kërkesën e BE-së
- Ambienti i bardhë si bora
- Vjen seria e re e lap-topëve "Asus N"
- "The Pirate Bay" ka pushuar së punuari në disa vende
- "Apple" arrin 415 miliardë dollarë, kompania më e madhe në SHBA
- "Nokia Lumia 900" ka fituar çmimin "Më i miri i CES 2012"
- A ju pëlqen 'Timeline'?
- Shtëpia piktoreske me detaje sharmante rurale
- Paraqitet televizori plazma, 386 centimetra
- Bing tani i dyti, kalon "Yahoo"
- Tapetat e plastifikuara
- 'Sony Walkman B170'
- Versioni i ri i 'Apple iTunes 10.5.3'
- Aplikacione të reja për "Facebook"
- "Asus Transformer Prime"
- 'IK Multimedia iRig PRE'
- Tregu i lojërave "cloud", me rritjen më të shpejtë




ad_d.jpg)


Komente