description

"Ultrabook"-ët nuk do ta ndryshojnë tregun e kompjuterëve personalë

Publikuar: E hëne 20 Shkurt 2012, 22:33 0 Komente

Kompjuterët "Ultrabook" janë produkti më i ri i krijuar nga ana e prodhuesve të kompjuterëve personalë. Megjithatë, këta 'laptopë të lehtë vështirë se do të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm në tregun e kompjuterëve personalë gjatë këtij viti, mendon analisti i 'J. P. Morgan', Mark Soskovic. Në përpjekje të realizimit të suksesit afarist të bazuar në suksesin e modelit 'Macbook Air', prodhuesit e kompjuterëve personalë kanë paralajmëruar një varg të tërë të kompjuterëve të rinj në panairin 'CES'. 'Intel' është kompania e cila ka sjellë këtë trend dhe ka krijuar një fond prej 300 milionë dollarësh për ndihmën në zhvillimin dhe shitjen e këtij lloji të kompjuterëve. Megjithatë, gjasat janë të vogla që kompjuterët 'Ultrabook' të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm gjatë këtij viti.

Printo Dërgo
  • di

Komente


arkivi i lajmeve