Temperaturat e larta shkrijn asfaltin në Indi (VIDEO)

  • 24 May 2016 - 10:20
Temperaturat e larta shkrijn asfaltin në Indi (VIDEO)

India është duke përjetuar një valë të rëndë të nxehtësisë dhe në javën e kaluar është shënuar temperatura rekord në këtë vend.

Madje për shkak të temperaturave të larta disa rrugë të asfaltuara kanë filluar të shkrihen në disa prej qyteteve më të ngarkuara indiane

Në një video të bërë në qytetin e Valsad mund të shihet një burrë i cili teksa e kalon rrugën, i ngec sandalja në rrugë.

Sandale të lëna në asfalt mund të vihen re në gjithë rrugët e këtij qyteti.

Më poshtë mund ta shikoni videon ku vihet re asfalti i cili prej temperaturave të larta ka filluar të shkrihet.

(Kosova Sot)