Udhëtari rrihet barbarisht në autobusin urban(Video)

  • 24 May 2016 - 13:41
Udhëtari rrihet barbarisht në autobusin urban(Video)

Ruhuni në autobusa! Përleshjet mund t’ju bëjnë dhe ju një ditë protagonist të një sherri të rëndomtë. Ngjarja e radhës u shënua në autobusin e Vorës ku edhe sherri i radhës ishte për motive banale.

Mëngjesin e djeshëm, një qytetar ka refuzuar të paguajë 50 lekë për autobusin, duke ngulmuar se duhet të paguante vetëm 40 lekë, shkruan “Jeta Osh Qejf”.

Menjëherë ka shpërthyer debati mes tyre, aq sa nuk kanë munguar dhe kërcënimet. Situata ka arritur deri në atë fazë sa faturino ka telefonuar një shokun e vetë duke i kërkuar ndihmë.

Pas disa stacionesh, është shfaqur personi i tretë dhe ka filluar të kërcënojë me jetë qytetarin. Sherri ka arritur kulmin kur faturino me “përforcimet” e veta e kanë gjuajtur me grushte qytetarin.

(Kosova Sot)