Kritikonte të shoqen për parkimin, ja çfarë i ndodhi burrit (Foto)

  • 24 May 2016 - 22:48
Kritikonte të shoqen për parkimin, ja çfarë i ndodhi burrit (Foto)

Një grua në Amerikë, kritikohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj për aftësitë e saj në parkim. Por thonë që fati është i pa parashikueshëm.

Kështu një ditë Sherry Jones nga Washington DC, do të postonte në Facebook një foto spektakolare. Këtë foto ajo e postoi me shënimin “Dhe ankohet për parkimet e MIA”.

Bashkëshorti i saj Clifton Jones, ndërsa po përpiqej të  dilte nga parkimi, u fundos me makinë në një gropë disa metra të thellë. Ai arriti të hiqte me nxitim rripin e tij të sigurimit dhe të hidhej nga dritarja.

“Duket e pamundur që makina të këtë rënë në një gropë të tillë, por ja që ka ndodhur”, shkruan gruaja.

Arsyeja sipas policisë është që mbulesa metalike e gropës, ishte lëvizur padashje dhe nuk kishte patur një sinjalistikë që lajmëronte drejtuesin e mjetit. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim fizik.

makian

(Kosova Sot)