Polici vret 26-vjeçarin e paarmatosur (Video)

  • 25 May 2016 - 14:54
Polici vret 26-vjeçarin e paarmatosur (Video)

Policia e Arizonës ka publikuar një video, e cila tregon momentin kur Daniel Shaver, 26 vjeç, qëllohet për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur më 18 janar të këtij viti, por videoja është publikuar gjatë ditës së djeshme. Shaver nga Teksasi, baba i dy fëmijëve, ishte në qytet për punë në lidhje me biznesin e tij.

Por policia u njoftua nga hoteli që qëndronte 26-vjeçari, se dikush i armatosur kishte drejtuar armën jashtë nga dritarja e dhomës. Ai mbante dy armë me vete, për arsye pune.

Siç shihet dhe dëgjohet nga videoja, policët i kërkojnë që të dalë nga dhoma. Investiguesit kanë bërë të ditur se nga filmimet rezulton se Shaver, me lot në sy, iu lutet policëve që mos ta vrasin. Në ato moment, ai nuk ishte i paarmatosur.

Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet amerikane kanë nisur një hetim.

(Kosova Sot)