Zbulohet ekzemplari i rrallë i “maces-ujk”, vlen 2 mijë dollarë(Video)

  • 26 May 2016 - 09:17
Zbulohet ekzemplari i rrallë i “maces-ujk”, vlen 2 mijë dollarë(Video)

Quhet Eyona (e para) dhe mund të jetë një ekzemplar tepër i rrallë i një maceje egërsirë, më saktësisht mace-ujk ose Lykoi, një specie që është zhvilluar natyrshëm nga një mutacion gjenetik i një maceje të thjeshtë shtëpiake.

Eyona është shpëtuar nga  vullnetarët e strehës për kafshët “Feral Cat Project” të Cape Town në Afrikën e Jugut, së bashku me vëllezërit e saj.

Por ishte ndryshe nga të gjithë ata.

Përgjegjësit e strehës besonin se ishte një Devon Rex apo një Sphinx, por testi i ADN-së e mohoi këtë.

“Nga fotot që ka mundur të shoh bëhet fjalë absolutisht për një Lykoy”, pohoi Johnny Gobble, një veteriner amerikan.

Vlera e maces shkon deri në dy mijë dollarë.

(Kosova Sot)