Panik në avion: Pasagjerja shtrihet në tokë, bërtet dhe zhvishet (Video)

  • 26 May 2016 - 12:42
Panik në avion: Pasagjerja shtrihet në tokë, bërtet dhe zhvishet (Video)

Skena të tmerrshme paniku vijnë nga bordi i fluturimit “Frontier Airlines” nga Denver në Portland.

Në video shfaqet një grua, e cila nis të bërtasë pasi mendonte se avioni po rrëzohej dhe se të gjithë pasagjerët do të vdisnin.

Është shtrirë përtokë duke hedhur shkelma në ajër dhe ka nisur të zhvishet. Menjëherë ka ndërhyrë personeli i avionit, por nuk kanë arritur që ta pushojnë. Si pasojë, piloti i cili ishte nisur, është detyruar që të kthehet pas për të lënë pasagjeren e tmerruar.

(Kosova Sot)