Ende s’mund të ecë, por vajza 6 muajshe thyen rekord Guinness(Video)

  • 27 May 2016 - 16:21
Ende s’mund të ecë, por vajza 6 muajshe thyen rekord Guinness(Video)

Ajo nuk mund të ecë apo të flasë, por Zyla St. Onge mund të skijojë e sigurt në ujë.

Vajza gjashtë muajshe e lindur në Florida, ka thyer rekordin Guinness, si skiatorja më e re.

E veshur me jelek ngjyrë rozë, ajo ka skijuar në Lake Silver të Floridas.

Prindërit Keith dhe Lauren St. Onge, që të skiatorë profesionistë kanë shikuar me krenari të voglën e tyre që ja ka dalë më së miri duke mundur të thyejë edhe rekordin.

Vogëlushja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sigurinë dhe aftësinë e saj të pabesueshme.

(Kosova Sot)