Kjo është reklama më raciste që mund të shihni (Video)

  • 28 May 2016 - 12:37
Kjo është reklama më raciste që mund të shihni (Video)

Kjo reklamë ka shkaktuar tronditje në rrjetet sociale, edhe pse në Kinë, aty ku është shfaqur, duket se nuk ka shqetësuar autoritetet.

Reklama e një kompanie detergjentësh është cilësuar si reklama më raciste ndonjëherë.

Në reklamë shihet një vajzë e re kineze, e cila po lan rrobat.

Në këtë moment shfaqet një djalë me ngjyrë të zezë, me shenja boje në fytyrë.

Pasi e shohin njëri-tjetrin në mënyrë joshëse, ajo i fut një tabletë detergjent në gojë.

Më pas, me dhunë, e fut në lavatriçe.

Pas pak çastesh, nga lavatriçja del një kinez.

Pronari i kompanisë së detergjentëve tha se nuk e kishte kuptuar se ishte reklamë raciste.

(Kosova Sot)