Vogëlushi që nuk e gjen dot pirunin që ka në dorë (Video)

  • 28 May 2016 - 18:59
Vogëlushi që nuk e gjen dot pirunin që ka në dorë (Video)

Shpeshherë na ndodh që të kemi momente të hutimit. Për shembull, nisim e kërkojmë diçka që e kishim në dorë vetëm disa sekonda më parë, por që pasi bëmë një punë tjetër, harrojmë se ku e kemi lënë.

Si pasojë, nisim dhe kërkojmë nëpër shtëpi por pa sukses. Pyesim të gjithë pjesëtarët e familjes nëse e kanë marrë ata, apo e kanë fshehur.

Edhe në këtë video do të shihni diçka të njëjtë. Vogëlushi është duke kërkuar pirunin që e ka të shtrënguar fort në dorë.

Pamjet janë filmuar nga prindërit e tij dhe më pas e kanë postuar në “Youtube”.

(Kosova Sot)