Deputeten gjermane e qëllojnë me tortë në fytyrë sepse tha ….(Video)

  • 29 May 2016 - 16:04
 Deputeten gjermane e qëllojnë me tortë në fytyrë sepse tha ….(Video)

Një deputete gjermane është goditur me tortë në fytyrë, në shenjë proteste për qëndrimin e saj rreth refugjatëve.

Sahra Wagenknecht është goditur në kongresin e të majtëve në Magdeburg.

Ajo më herët kishte thënë se Gjermania duhet që të vendosi një limit numrit të refugjatëve të cilët i pranon.

Ajo është politikania e dytë që sulmohet për qëndrimin e tyre rreth refugjatëve.

(Kosova Sot)