Sfida e çmendur, 61-vjeçari varros veten të gjallë (Video)

  • 23 July 2016 - 11:48
Sfida e çmendur, 61-vjeçari varros veten të gjallë (Video)

Një 61-vjeçar, i cili ka qenë i varur nga droga ka ndërmarrë një sfidë duke varrosur veten e tij për disa ditë me rradhë dhe gjithçka ta transmetojë në rrjetin social Facebook përmes “smartphone-it” të tij.

John Edwards, një punonjës bamirësie është varrosur të premten në qytezën Halifax në Angli në përpjekje për të ndihmuar kundër vetëvrasjeve të personave të varur nga droga, raporton BBC.

Ai ka planifikuar të ushqehet dhe të pijë ujë përmes një tubi, të lidhur me arkivolin.

“Pashë miqtë e mi të vdisnin një nga një nga droga dhe alkooli dhe vendosa të them mjaft! Dua të ndërgjegjësoj të gjithë të rinjtë dhe të tjerët që t’u qëndrojnë larg”, shprehet John.

(Kosova Sot)