Iluzioni optik që po çmend rrjetin, a mund ta shpjegoni ju? (Video)

  • 23 July 2016 - 11:51
Iluzioni optik që po çmend rrjetin, a mund ta shpjegoni ju? (Video)

Ekziston diçka më shumë prapa kësaj shtëpie prej letre, se sa që mund ta shoh syri.

Kur tre topa vendosen në çatinë e shtëpisë dhe nuk bien poshtë tij, ju do të mendoni se krijuesi i kësaj shtëpie ka gjetur një mënyrë për të shtrembëruar gjeometrinë dhe gravitetin.

Por, ajo çfarë ndodh në të vërtetë është se truri juaj mendon se çatia e shtëpisë është e ndërtuar në formë zbritëse, kur në fakt është në formë ngritëse – që e tregon edhe formën e vërtetë të shtëpisë.

Mjeshtëri prapa ‘Iluzionit të Pabesueshëm të Çatisë’ është profesori dhe inxhinieri matematik Kokichi Sugihara nga Universiteti Meji në Kavasaki, Japoni.

“Truri i interpreton dy pjesët e çatisë si të një forme”, tha Sugihara për Ianinformacion.com.

Çatia duket sikur ka anë të pjerrëta, kur në fakt e gjitha është e sheshtë. Shikojeni videon:

 

(Kosova Sot)