Infermieri i shtëpisë së pleqve tenton të mbysë pacientin (Video)

  • 26 July 2016 - 10:30
Infermieri i shtëpisë së pleqve tenton të mbysë pacientin (Video)

Kjo video është kapur nga kamerat e sigurisë dhe tregon momentin kur një punonjës i shtëpisë së të moshuarve tenton të mbysë një pacient.

I biri i një të moshuari, Noleen Hausler, kishte vendosur të instalojë kamera në dhomën e babait të tij Clarence, në shtëpinë e pleqve në Kingswood të Shteteve të Bashkuara. Ai donte të hiqte dyshimet se pjesët e mavijosura të trupit të tij nuk janë bërë nga rrëzimi aksidental.

Siç shihet edhe në video, punëtori 29-vjeç shtyn me forcë lugën në fytin e 89-vjeçarit, i cili në ato momente ishte duke fjetur. Përveçse e shtyn me forcë lugën në fytin e të moshuarit, ai tenton t’ia mbyll hundën dhe gojën në mënyrë që të mos mund të marrë frymë.

Nga raporti i policisë, është konstatuar se kjo nuk kishte qenë hera e parë që nëpunësi Corey Lyle Lucas kishte keqtrajtuar të moshuarin. Në nëntor të vitit 2015, ai është zënë duke e detyruar me forcë të hante ushqimin.

(Kosova Sot)