Momenti kur helikopteri për pak s'e godet kokën e nuses (Foto & Video)

  • 27 July 2016 - 13:26
Momenti kur helikopteri për pak s'e godet kokën e nuses (Foto & Video)

Nusja po realizonte setin e saj fotografik të dasmës, kur një helikopter i kaloi aq pranë sa për pak i rrezikoi jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Islandë, ku një nuse po merrte pozën e radhës për një foto tjetër të bukur.

Çifti kishte vendosur që seti fotografik të ishte mbresëlënës, e për këtë arsye kishin marrë edhe helikopterin.

Kalimi i tij aq pranë kokës së nuses në fakt realizoi një ndër fotot më të bukura të saj. Ndërkohë videoja dhe fotot janë realizuar nga fotografi CM Leung.

234

(Kosova Sot)