Kështu “zbutet” polici shqiptar kur merr paratë (Video)

  • 23 August 2016 - 13:46
Kështu “zbutet” polici shqiptar kur merr paratë (Video)

Shumë flitet për luftën kundër korrupsionit në dogana, por duket se realiteti në terren është kokëfortë.

Rastet më të fundit vijnë nga dogana në Han të Hotit, ku policët në doganë i tregojnë ‘dhëmbët’ shoferëve të kamionëve, por ‘zbuten’ sapo u ngrohet dora më paratë që marrin në shkëmbim të lejes për të kaluar mallin, shkruajnë mediat shqiptare.

Videoja e postuar tregon fare qartë atë që ndodh në këtë pikë doganore.

Polici i bën presion shoferit se do e kthejë mbrapsht, por e lejon të kalojë kur merr paratë.

(Kosova Sot)