Preku të pasmet e të dashurës së tjetrit, ja sherri masiv që ndodhi (Video +18)

  • 25 August 2016 - 17:52
Preku të pasmet e të dashurës së tjetrit, ja sherri masiv që ndodhi (Video +18)

Një sherr masiv në mes të rrugës ku makinat kalonin pranë trupave të burrave që qëndronin pa ndjenja në tokë shpërtheu pasi një burrë preku një grua në të pasmet.

Tetë persona u përfshinë në dyluftime të ashpra fizike në qendër të Hull Cityt në Angli, pasi Ben Pelham, 27 vjeç, bëri një “gjest të papërshtatshëm” ndaj partneres së Louis Spivey.

Spivey i tha Pelham që t’i kërkonte falje pasi i preku të pasmet të dashurës së tij në klubin e natës Piper në qytet, por Pelham refuzoi kështu që ata dolën për t’i larë hesapet jashtë.

Shokët dhe të afërmit e të dyja palëve iu bashkuan në atë pikë përleshjeve të nxitura nga konsumimi i një sasie të madhe alkoli.

Pamjet shokuese të filmuara nga kamerat treguan se si disa burra u goditën me shkelma dhe grushta në kokë jashtë klubit dhe gjithashtu një truprojë dhe një polic pësuan lëndime teksa u përpoqën që të ndanin sherrin e dhunshëm që doli jashtë kontrollit në mes të rrugës.

(Kosova Sot)