Foka ngjitet në varkë për t’u shpëtuar balenave vrasëse (Video)

  • 26 August 2016 - 10:25
Foka ngjitet në varkë për t’u shpëtuar balenave vrasëse (Video)

Një fokë ka arritur t’i shpëtojë sulmit të disa balenave vrasëse, teksa u ngjit e tmerruar në varkën e disa turistëve.

Ngjarja ndodhi në brigjet e ishullit Vankuver në Kanada ku u filmua me kamerë nga Kirk Fraser dhe u bë sensacion në internet.

“Ne i pamë 4 ose 5 balena vrasëse të cilat donin ta hanin fokën. Fatmirësisht për fokën, orkat u larguan pas gjysmë ore. Foka u largua pastaj, u kthye në ujë”, u shpreh njëri prej turistëve. 

(Kosova Sot)