Parashutisti transmeton live vdekjen e vet në Facebook (Foto/Video, +18)

  • 29 August 2016 - 13:20
Parashutisti transmeton live vdekjen e vet në Facebook (Foto/Video, +18)

Parashutisti italian i cili vdiq në Alpe duke u lëshuar nga parashuta, kishte xhiruar gjithë ngjarjen.

Armin Schmeider 28-vjeç u kishte thënë miqve të vet në rrjetin social: “Sot do të fluturoni me mua”, para se të hidhej nga një maje mali në Kandersteg të Zvicrës,shkruan Dailymail,transmeton “Kosova Sot Online”.

Policia në Bern ka njoftuar se trupi i pajetë i italianit është gjetur jo shumë larg kodrës, vend ky i njohur për kërcim me parashutë.

(Kosova Sot)

2