Shqiponja hodhi një gjarpër afër familjarëve që po pushonin pranë lumit (Video)

  • 31 August 2016 - 15:39
Shqiponja hodhi një gjarpër afër familjarëve që po pushonin pranë lumit (Video)

Douglas Wong po pushonte me familjarët e tij pranë lumit Yarra në Melbourne të Australisë, kur një shqiponjë i’u ka bërë një befasi të pakëndshme.

Derisa ata po piqnin mish në grill, zogu i madh u ka shkuar afër dhe e ka lëshuar një gjarpër.

Në videon e postuar në internet, shihet reptili relativisht i gjatë që bie afër tyre, ndërsa një grua largohet me shpejtësi.

Mësohet se gjarpri nuk ka qenë helmues dhe ka ikur me shpejtësi, pa i ngacmuar njerëzit. 

(Kosova Sot)