“Arratiset” rosaku gjigant në Glasgow, u del para makinave në autostradë (Video)

  • 26 September 2016 - 13:35
“Arratiset” rosaku gjigant në Glasgow, u del para makinave në autostradë (Video)

Afrimi i tetorit duket të jetë bërë një problem serioz në Skoci, për shkat të shirave dhe erave te forta që sjellin zhvendosjen e jo pak sendeve.

Episodi i fundit është regjistruar dje Glasgow, ku autoritet kanë paralajmëruar për erërat e forta por paralajmërimi nuk ka thënë asgjë në lidhje me rosa gjigante.

Një rosak i verdhë nga një kënd lojërash aty pranë, ka dalë nga stenda për shkak të erërave të forta dhe përfundoi në rrugë, ku e filmuan dhjetra njerëz.

Rosaku gjigant u ka dalë përballë makinave, duke u rrotulluar në autostrade për orë të tëra dhe ka bllokuar trafikun për një kohë të gjatë.

(Kosova Sot)