Kujdes nga kjo hajdute, ju vjedh me qetësi dhe dashuri (Video)

  • 28 September 2016 - 17:04
Kujdes nga kjo hajdute, ju vjedh me qetësi dhe dashuri (Video)

Vjedhjet janë shtuar së shumti gjatë ditëve të fundit dhe ajo që vihet re është se hajdutet dhe organizatoret e këtyre vjedhjeve janë femrat. Bëhet fjalë për vjedhje ordinere, jo të shumave të mëdha apo vjedhje bankash.

Këto ngjarje janë shënuar më së shumti në kryeqytet, ku femrat turpërojnë veten e tyre. Këtë herë vjedhja ka ndodhur në afërsi të “Vorrit të Bomit” në një dyqan në anë të rrugës.

Vajza, e cila duket e re në moshë, është afruar tek dyqani, ka rrëmbyer katër molto, disa sende të vogla brenda dyqanit si dhe një lëng frutash ndërsa largohet. Gjithçka e ka kryer si të mos ishte duke bërë një vjedhje por një veprim normal.

Ao ka menduar se askush nuk do ta pikaste, duke qenë se në atë moment shitësi ishte larguar nga dyqani, por nuk ka qenë ashtu pasi kamerat e sigurisë e kanë demaskuar. Vjedhja ka ndodhur në orën 07:45 të mëngjesit të ditës së sotme.

(Kosova Sot)