Momenti kur një burrë godet me grusht në fytyrë një grua (Video)

  • 29 September 2016 - 15:08
Momenti kur një burrë godet me grusht në fytyrë një grua (Video)

Ky është momenti tronditës kur një burrë godet me grusht në fytyrë një grua. Pamjet janë kapur nga kamera e sigurisë jashtë një dyqani në Windward Avenue në Kaliforni, mbrëmjen e së dielës.

Video e shkurtër tregon një burrë dhe një grua duke dalë nga dyqani kur papritur burri kthehet dhe e godet atë me forcë duke e rrëzuar përdhe.

Pas kësaj burri u përpoq të largohej por u ndalua nga një person tjetër i cili iu hodh nga mbrapa. Por pas pak sekondash agresori arrin të lirohet dhe t’ia mbathë.

(Kosova Sot)