Nxënësja rrahë brutalisht shoqen, askush nuk e ndalon (Video)

  • 30 June 2015 - 19:24
Nxënësja rrahë brutalisht shoqen, askush nuk e ndalon (Video)

Rreth njëqind nxënës janë mbledhur dhe kanë shikuar, derisa një nxënëse 14-vjeçare e rrihte shoqen e klasës, por askush nuk ka bërë përpjekje t’i ndaloi.

Terri-Mae Lunt është rrahur pamëshirshëm nga shoqja e klasës, jashtë shkollës që ndodhet në Manchester të Londrës.

Adoleshentja që mbetet e paemëruar, e kapë për flokësh dhe e godet me grushte dhe shqelma, teksa 13-vjeçarja është e pafuqishme të mbrohet.

Në videon e censuruar që e ka publikuar Mail Online, shihet vetëm një pjesë e zënkës, për të cilën nuk dihen detajet, transmeton Telegrafi.