Yjet që kanë kryer krime të tmerrshme (Video)

  • 01 July 2015 - 12:34
Yjet që kanë kryer krime të tmerrshme (Video)

Ne mund ti adhurojmë njerëzit e famshëm dhe ti mendojmë ata si njerëzit më të mirë, por disa të famshëm kanë kryer krime që vërtetojnë të kundërtën.

Krimet që i kanë bërë ata janë shumë më të tmerrshme se sa që do të mendonim.

Ne ndoshta do t’i duam dhe respektojmë edhe pas kësaj video, por shumë prej tyre kanë humbur plotësisht fansat pikërisht për shkak të veprimeve të tyre shqetësuese, transmeton Kosova Sot Online.

Nga kjo video ju do të mbeteni të tronditur derisa shikoni se çfarë krimesh të tmerrshme kanë kryer persona të famshëm.

Yjet, e akuzuar për krime: 

Jay Z- kur ishte 12-vjeçar ai kishte qëlluar vëllanë e tij në shpatullë.

Marthew Broderick – kishte shkelur me veturë dy njerëz, një grua të re dhe nënën e saj.

Chris Brown - kishte rrahur të dashurën e tij këngëtaren Rihanna, për të cilin veprim edhe u dënua.

Mike Tyson - boksieri i famshëm u dënua më 6 vjet burg pasi kishte përdhunuar një femër 18-vjeçare.

Snoop Dog - reperi i njohur amerikan në vitin 1993 ishte i përfshirë në një vrasje të një anëtari të një bande.

R. Kelly – këngëtari shokoi të gjithë njerëzit teksa doli në sipërfaqe krimi i tij, që kishte urinuar në një të vajzë të mitur.

Danny Trejo – aktori i njohur për rolin e tij në filmin “Sons of anarchy”, ishte i ngarkuar me 11 vjet burgim për vrasje, vjedhje dhe posedim të drogës.

Sid Vicious - kitaristi i njohur i grupit “Sex pistols”, ishte i ngarkuar për vrasjen e të dashurës së tij, Nancy Spungen.

Michael Jackson – legjenda e popit ishte i ngarkuar për ngacmim seksual të një fëmijë, më saktësisht ai kishte ngacmuar katërmbëdhjetë herë atë.

Bill Gospy - Në vitin 2014, bota u tmerrua kur një grua deklaroi publikisht se ai kishte abuzuar seksualisht me të.

Për të mësuar më shumë rreth krimve të tyre shikojeni videon e mëposhtme. (Kosova Sot)