Shpëton për një qime (Video)

  • 02 July 2015 - 20:23
Shpëton për një qime (Video)

jë pilot italian ka kryer kërcimin më të rrezikshëm në historinë e sporteve ekstreme. Kërcimi i tij mund të përshkruhet si hyrje përmes “vrimës së gjilpërës”.

Uli Emanuel pa u menduar dy herë veshi rrobat e veçanta me krahë ndihmës, vendosi kamerën në helmetë, dhe gjatë fluturimit kaloi përmes një shkëmbi gjigant të alpeve të Zvicrës, që në mes kishte një vrimë vetëm dy metra të gjerë.

Emanuel kishte ëndërruar këtë kërcim për më shumë se tri vite, duke kërkuar lokacionin më të mirë për të ushtruar fort.

“Pas tri viteve ushtrime kam qenë i gatshëm, kurse vetëm katër herë kam kaluar përmes asaj vrime para se të vendosja të kërceja nga një lartësi marramendëse”, ka deklaruar Emanuel.