Balerina e shëndoshë mahnit internetin me piruetën e saj (Video)

  • 15 January 2017 - 14:54
Balerina e shëndoshë mahnit internetin me piruetën e saj (Video)

Një balerinë adoleshente plus-size ka mahnitur përdoruesit e internetit me një piruetë të mahnitshme.

Po flasim për 15-vjeçaren, Lizzy Hoëell nga Milford, Delaware  e cila është shndërruar në një yll vallëzimi në Instagram dhe Facebook falë videove të saj duke kërcyer.

Mijëra njerëz kanë parë videon e saj të mahnitshme duke e e përgëzuar vajzën për vetbesimin e saj dhe bukurinë.

Lizzy e cila prej 10 vitesh merret me balet e ka postuar videon në muajin nëntor, por vetëm javën e fundit ajo është bërë virale pasi u shpërnda në Instagram dhe Facebook.

(Kosova Sot)