Gjyshi hidhet në shina për të shpëtuar mbesën (Video)

  • 07 July 2015 - 13:57
Gjyshi hidhet në shina për të shpëtuar mbesën (Video)

Një gjysh u hodh në shina për të shpëtuar mbesën e vogël, e cila ishte në një karrocë bebesh.

Karroca rrëshqiti dhe ra në shina.

Gjyshi u hodh, edhe pse treni ishte 100 metra larg.

Pasi e shpëtoi vajzën, ai vrapoi pak dhe ia doli që të shpëtonte.

Ngjarja ndodhi në Australi.

Gjyshi po fliste me vajzën e tij, kur e lëshoi pa dashje karrocën, e cila ra mbi shina.

Mbesa dhe gjyshi shpëtuan pa plagë të rënda.