Rekord botëror, japonezi i kërcet gishtat 296 herë në minut (Video)

  • 21 February 2017 - 14:30
Rekord botëror, japonezi i kërcet gishtat 296 herë në minut (Video)

Satoyuki Fujimara ka arritur rekord të ri botëror në kërcitjen e gishtërinjëve. Djaloshi japonez e ka bërë këtë gjë 296 herë brenda një minuti.

Fujimura e përdori gishtin e mesëm për të arritur rekordin ndërsa ka thënë se ishte nëna e saj që e mësoi të bëjë këtë truk që nga fëmijëria. 

Rekordin botëror e mbante Jens Gudmandsen nga Suedia që kishte arritur ti kërcasë gishtat 278 herë në një minut.