4-vjeçja ribashkohet me të ëmën pasi që kishte emigruar e vetme për t’i ikur synetisë femërore (Video)

  • 28 March 2017 - 10:47
4-vjeçja ribashkohet me të ëmën pasi që kishte emigruar e vetme për t’i ikur synetisë femërore (Video)

Një vajzë 4-vjeçare, e cila emigroi e vetme nga Afrika Veriore në Itali për t’i shpëtuar synetisë femërore, është bashkuar me të ëmën pas plot pesë muajve.

Vajza, e identifikuar vetëm si Oumoh, ishte marrë nga një anije e grisur në Detin Mesdhe nga roja bregdetare e Italisë.

Nëna e saj, Zanabou, ia kishte besuar fëmijën një mikeje në Tunizi dhe ishte kthyer në shtëpi për të marrë më shumë gjera personale, por mikja e saj tashme ishte nisur për në Itali bashkë me vajzën. Ato u ndan gjatë udhëtimit në det.

Një pjesë e madhe e fëmijëve emigrantë që mbërrijnë në Itali janë të pashoqëruar.

(Kosova Sot)