Kelmendi: Sistemi i drejtësisë ka degraduar nën ndikimet e politikes (Video)

  • 20 April 2017 - 15:52
Kelmendi: Sistemi i drejtësisë ka degraduar nën ndikimet e politikes (Video)

Analisti Naim Kelmendi  në një prononcim për gazetën Kosova Sot ka thënë  se me fuqizimin e disa mafio- bizneseve me lidhjet e forta që kanë me politiken vjen deri te paprekshmëria e tyre ligjore edhe përkundër paligjshmërive që bëjnë në vazhdimësi.

Sipas tij, këto mafiobiznese janë jo vetëm të paprekshme nga ligji edhe përkundër shkeljeve dhe paligjshmërive ligjore që ato bëjnë, por në anën tjetër edhe kanë shkelur kështu konkurrencën e vlerave duke krijuar kështu monopole në sistemin e vlerave të fushës së caktuar dhe duke qenë kështu të ndërlidhura e të mbrojtura nga politika ato po ashtu sikur kanë vënë pakt me drejtësinë e korruptuar dhe kështu që janë të paprekshme edhe nga kjo (pa) drejtësi e inkriminuar dhe e korruptuar për paligjshmëritë e tyre, ngase, siç tha, kështu janë edhe të mbrojtura në monopolizimin e tyre.

" Në sistemin e vlerave monopolet e bizneseve janë të kundërligjshme dhe do të duhej që drejtësia ta thoshte fjalën e vet në këtë drejtim, por meqë në vend sistemi i drejtësisë ka degraduar nën ndikimet e politikes dhe oligarkisë apo grupeve të caktuara të interesit atëherë dhe mafio- bizneset mbajnë monopolet e tyre duke shkelur kundërligjshëm konkurrencën në tregun e vlerave", theksoi për gazetën "Kosova Sot" analisti Naim Kelmendi.