BMW bën testimin e MiniVision Next 100, nuk do ta besoni çfarë të veçante ka kjo makinë (Foto/Video)
Një Mini nga marka e veturave BMW, është makinë e personalizuar. Ajo njeh pronarin e vet dhe automatikisht rregullon sediljet, ngjyrën dhe stilin e vozitjes në momentin që afrohet pronari i saj.
Kjo makinë mund edhe të ndryshojë ngjyrat duke u bazuar në disponimin e shoferit.
I quajtur MiniVision Next 100, dizajni i makinave pretendon të fokusohet në kombinimin e përgjegjësisë mjedisore dhe teknologjisë futuriste, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
BMW ka prodhuar makina për 100 vjet.
Për të festuar ditëlindjen e tyre njëqindvjeçare, kompania ka projektuar tre koncepte të makinave futuristike që ata besojnë se do të jenë e ardhmja e automobilave.
(Kosova Sot)