Burjani: Lumezi t'i dërgojë prokurorët në komision disiplinor (Video)

  • 18 May 2017 - 12:18
Burjani: Lumezi t'i dërgojë prokurorët në komision disiplinor (Video)

Eksperti i fushës së të drejtës, Blerim Burjani, shprehet kritik për deklarime të tilla publike të kryeprokurorit dhe për mosveprim sipas autoritetit dhe autorizimeve ligjore që ka KPK-ja. "Lumezi gjendet në një situatë të vështirë ose procedim dhe punë që duhet të bëjnë prokurorët. Ose t'i dërgojë ata në komision disiplinor, ose vetë të dorëhiqet nga posti. Prandaj, e rrugës në këtë rast do të ishte që prokurorët ta kryejnë punën e vet me përgjegjësi dhe me llogaridhënie, ose të ndëshkohen duke i larguar ata nga sistemi prokurorial", potencoi Burjani. "E vetmja alternativë që është për të zgjedhur është vendosja e rendit, e sistemit të punës. Duhet të bëhet rreshtimi vendimmarrës në dobi të rendit dhe ligjit, duhet të zbatohen me përpikëri kodet, siç janë Kodi Penal dhe ai i Procedurës Penale", tha Blerim Burjani

(Kosova Sot)