Vajza gjakos djalin me çantë në mes të Bllokut, pamjet e arrestimit (Video)

  • 22 June 2017 - 21:59
Vajza gjakos djalin me çantë në mes të Bllokut, pamjet e arrestimit (Video)

Një incident ka ndodhur pasditen e sotme rreth një orë më parë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Një qytetar ka arritur të filmojë një moment të pakëndshëm pranë zonës së Librit Universitar.
Një person i gjakosur duket se si po shoqërohet nga policia në makinën e tyre. Sipas dëshmitarëve por edhe nga ato që thotë personi, mendohet se e ka goditur një vajzë e cila shfaqet pak më tej në këtë video.

Raportohet se ky njeri e kishte ngacmuar këtë vajzë dhe se ajo e kishte goditur me çantë duke e gjakosur, por kjo ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht.

Nga pamjet duket se si përveç këtij personi, në polici shoqërohet edhe vajza. Ju ftojmë në vijim të ndiqni pamjet që shqetësuan mjaft banorë në atë zonë.


(Kosova Sot)