Bradley Lowery: “Bleni këngën time ju lutem” (Video/Foto)

  • 26 June 2017 - 16:25
Bradley Lowery: “Bleni këngën time ju lutem” (Video/Foto)

Të premten që shkoi, djaloshi i vogël Bradley Lowery, i cili vuan nga kanceri, ka lansuar një këngë bamirësie e cila është renditur e treta në toplistën e iTunes. Ai u bë i famshëm me paraqitjet e tij të shpeshta në hyrje të disa ndeshjeve futbollistike.

 

Image
Image

 

Në një video të publikuar në Facebook nga e ëma e tij, Bradley shfaqet i qeshur derisa fton të gjithë të shkarkojnë këngën e tij.

 
Image

 

Mamaja e tij e ngarkoi videon dhe shkruajti “Një mesazh nga Bradley”

“Ju lutem shumë shkarkojeni këngën time” tha 6 vjeçari.

Kënga është një ripërpunim i këngës “Smile” dhe  është një bashkëpunim mes motrave Liv n’ G dhe shokëve të klasës së Bradley, filmuar në Blackhall Colliery Primary School.

Njëra prej shoqeve të klasës së tij deklaronte se ajo ishte e dashura e tij. Poppy Moore tha se ai është shumë i lezetshëm.

Image

 

 

 
 

(Kosova Sot)