Çiklisti kalon rrugën në kuqen, vetura e godet duke e hedhur disa metra larg (Video, +18)

  • 17 July 2017 - 21:51
Çiklisti kalon rrugën në kuqen, vetura e godet duke e hedhur disa metra larg (Video, +18)

Kamera e sigurisë e instaluar brenda një veture, ka filmuar momentin kur një çiklist përplaset nga një veturë derisa po tentonte të kalonte në vija të bardha, ku mbi kokën e tij ishte ndezur drita e kuqe e semaforit.

Përplasja e filmuar ka ndodhur gjatë të shtunës në qytetin kanadez Ottaëa, ku një çiklist nuk ishte treguar i vëmendshëm duke kaluar rrugën në të kuqen, dhe si pasojë një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe e godet duke e hedhur në ajër për disa metra

 “Kam filmuar udhëtimin për më shumë se dy orë, dhe në një moment isha dëshmitarë i një aksidenti të tmerrshëm, ku një çiklist u godit nga një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe”, ka deklaruar autori i videos.

Për fat të mirë, çiklisti ka shpëtuar vetëm me disa gërvishtje të lehta, derisa gruaja që po ngiste veturën dhe e bija e saj që ishte brenda kanë mbetur të shokuara kur panë burrin duke “fluturuar”.



(Kosova Sot)